Është ndaluar një kamion i një shtetasi serb i cili po transportonte gjedhe ilegalisht për në Kosovë.
Ai nuk posedonte dokumentet e duhura dhe për pasojë është arrestuar e pastaj ai dhe gjedhet janë liruar, njofton policia, transmeton Fol Drejt.
“Fsh. Korminjan, Ranilluk 17.11.2022 – 05:55. Njësiti policor ka ndaluar kamionin me traga vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë ku gjatë kontrollit është konstatuar se në kamion i dyshuari kishte pasur të ngarkuar 7 krerë gjedhe të cilët nuk kanë pasur të vendosur numra matrikulimit dhe për transport nuk posedonte dokumente përkatëse. Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe inspektorët e AUV-it të cilët e kanë konstatuar gjendjen faktike të cilët edhe janë marr me procedimin të mëtejmë të rastit. I dyshuari si dhe gjedhet janë liruar. Rasti nën hetime”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.