Shtetasit e Maqedonisë së Veriut do mund të udhëtojnë pa viza në një vend ekzotik të karaibeve, Saint Kitts dhe Nevis, e përbërë prej dy ishujve në oqeanin Atlantik, informon foldrejt.com.
Marrëveshja është nënshkruar nga ambasadorët e të dyjave vendeve në Londër. Vlen të theksohet se shteti ishullor ka qenë koloni e dikurshme e Britanisë, kurse sot ka rreth 53 mijë banorë.
Momentalisht, me pasaportën maqedonase mund të udhëtohet pa viza në 125 shtete të botës./Foldrejt.com