Enti rregullator i çmimeve të karburanteve ka vendosur të rrit çmimin e derivateve të naftës. Ky vendim vjen pas ndryshimeve të çmimeve në bursën ndërkombëtare, shkruan foldrejt.com.
Benzinën Eurosuper BS-98 dhe Eurosuper BS-95 do të rriten me 2.5 denarë, kurse Eurodizeli shtrenjtohet me 3,5 denarë për litër.
Eurosuper BS-98 shkon në 64 denarë, ndërsa Eurosuper BS-95 në 61 denarë. Eurodizeli tashmë do jetë 58,5 denarë.