Në ndeshjen kryesore të fazës së 16-të të kupës gjermane, futbollistët e Shtutgartit mposhtën me rezultat 2:0 Borussia Dortmundin para tifozëve të tyre. Një tjetër lojë e madhe këtë sezon ka bërë Shtutgarti, i cili pas rasteve të shumta kaloi në avantazh në minutën e 54-të. Një aksion i bukur i vendasve u mbyll me një gol të Guirassy.
Kjo u pasua me raste të shumta nga të dyja palët. Borussia shënoi gol për 1:1, por u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje, ndërsa ndeshja u vendos në minutën e 77-të. Katompa Mvumpa më pas shënoi për 2:0.
Edhe Bayeri i Xhakës kaloi
Të mërkurën, lideri i Bundesligës dhe njëherësh klubi i kosovarit Granit Xhaka, Bayer arriti në çerekfinale pas fitores 3:1 në shtëpi kundër Paderbornit.