Situata në rajonin e Sumyt dhe në qytetin e Mariupolit, është “në prag të një katastrofe humanitare”, tha një zyrtar i qeverisë ukrainase për kanalin televiziv “Ukraina-24” të dielën në mëngjes.
Aktualisht, nuk ka furnizim me energji elektrike ose ujë në dy qytete në rajonin verior të Sumyt, tha këshilltari i qeverisë Vadim Denisenko.
Megjithatë, ai shtoi se nata e së shtunës ka qenë “relativisht e qetë”. Sipas REL, nga raportimet e mediave në Ukrainë, korridori humanitar mund të rihapet sërish të dielën, transmeton Fol Drejt.
Gjatë së shtunës, Ukraina dhe Rusia u pajtuan për një armëpushim që synonte largimin e civilëve të iknin nga Mariupoli, por ky armëpushim zgjati më pak se 30 minuta para se të rifillonin granatimet nga forcat ruse.
Sakaq mësohet se është shtyrë edhe me 24 orë raundi i tretë i bisedimeve. Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë takimin e radhës së nesër. Këtë konfirmoi negociatorët ukrainas David Braun në faqen e tij në Facebook.
“Raundi i tretë dhe negociatave do të mbahet të hënën”, tha Braun./FolDrejt/