Ushqimet që përmbajnë hudhër lënë disa nga aromat më të forta në gojë, e cila për shumë është mjaft e bezdisshme.
Ka disa mënyra për të hequr qafe erën e fortë të hudhrës, kështu që ju mund të përdorni zgjidhjen që është më e lehtë për ju në çdo rast.
Shikoni më poshtë pesë mënyra të thjeshta
-Shpëlajeni gojën me ujë dhe sodë buke dhe aroma do të zhduket menjëherë.
-Pini një gotë qumësht që neutralizon erën.
-Në një filxhan vodka hidhni 2 lugë kanellë. Me një lugë nga kjo përzierje lani gojën.
-Përtypni një gjethe majdanozi të freskët i cili është gjithashtu i pasur me kalcium.
-Hani një copë çokollatë të zezë e cila gjithashtu ka rezultate shumë të mira.