Konsumi i tepruar i kripës është shumë i dëmshëm për shëndetin.
Kripa e konsumuar në sasi të tepërt është shpeshherë përgjegjëse për shumë sëmundje kardiovaskulare, tensionin e lartë të gjakut, ngushtimin e enëve të gjakut e të tjerë, përcjell Fol Drejt.
E vërteta është se njeriu mund të kalojë në një mbidozë kripe dhe kjo është më e rrezikshme se duhani apo mbipesha.
A mund ta zëvëndësoni kripën me diçka tjetër? A mund të hiqni dorë prej saj?
Më poshtë do të zbuloni disa mënyra se si mund të hiqni dorë më lehtë prej kripës, duke e zëvendësuar me erëza të tjera të cilat ndezin qiellzën në mënyrë më të shëndetshme se kripa.
Si mund të zëvendësohet kripa?
Kjo është shumë e thjeshtë, mjafton të mësoheni me shijen e erëzave që janë më aromatike dhe padyshim më të shëndetshme.
Më poshtë do të gjeni disa receta për përgatitjen dhe ruajtjen e këtyre përzierjeve të shëndetshme që mund t’i përdorni në gatim.
Receta e parë
Çerek filxhani me majdanoz të tharë
Çerek filxhani me trumzë të thatë
2 lugë me mentë të thatë
Bluajini ose grijini së bashku të gjithë përbërësit dhe pluhurin ruajeni në një kavanoz qelqi
Receta e dytë
2 lugë me borzilok të thatë
Dy lugë gjelle me nenexhik të thatë
Dy lugë gjelle me majdanoz të thatë
Dy lugë gjelle me trumzë të thatë
Një lugë me barishte qepësh
Një lugë me rozmarinë të thatë
Një lugë me qepë pluhur
Përziejini në një mikser të gjithë përbërësit dhe ruajini në një kavanoz qelqi.
Receta e tretë
Në këtë rast barishtet ruhen në tufa.
Lidhini në një tufë dafinën, sherebelën, majdanozin, nenexhikun, koprën, rozmarinën e të tjerë. Kombinojini në tufa sipas dëshirës.
Receta e katërt
1 lugë çaji me trumzë
Gjysëm luge me rigon ose brozilok
Çerek luge me sherebelë
Përziejini të gjitha erëzat së bashku në një kavanoz qelqi.
Receta e pestë
30 gramë arrëmyshk
30 gramë fara karafili
60 gramë piper
30 gramë gjethe dafine
90 gramë borzilok
90 gramë trumzë
15 gramë lëkurë limoni
2 thelpinj hudhër
Grijini në mikser të gjithë përbërësit dhe ruajini në një enë qelqi.
Këto alternative janë më të shëndetshme se kripa, por edhe me të shijshme.
Me kalimin e kohës, kripës nuk do ia ndieni mungesën./FolDrejt/