Ministrja e Arsimit dhe Sportit në Republikën e Shqipërisë, Evis Kushi, ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të dendura, është marrë vendim që të ndërpritet mësimi në 56 shkolla fillore e të mesme në disa bashki të vendit.
Kushi, me anë të një postimi në facebook, ku ka publikuar edhe emrat e shkollave ku është ndërprerë mësimi, ka thënë se ky vendim është marrë për sigurinë e nxënësve, deri në përmirësim të situatës.
Kushi gjithashtu ka njoftuar se orët e humbura do të zëvendësohen sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP./FolDrejt/