Tottenham u nda nga Antonio Conte të dielën vonë në mbrëmje. Shkarkimi nuk ishte surprizë për italianin. Ai pritej të shkarkohej nga drejtuesit e klubit një javë më parë pas një barazimi zhgënjyes kundër ekipit të fundit të Premierligës, Southampton, dhe më pas sulmoi lojtarët dhe klubin pas ndeshjes.
“Kjo është historia e Tottenhamit: I njëjti pronar ka qenë këtu për 20 vjet dhe ata kurrë nuk kanë fituar asgjë. Pse? A është faji i klubit apo i çdo menaxheri që ka qenë këtu që atëherë?”
Pas ndarjes nga Conte, presidenti i Spurs, Daniel Levy, ka folur për shkarkimin e italianit me vetëm pak fjalë dhe mjaft ftohtë.
Përshëndetja me Mourinhon ishte shumë më e ngrohtë dhe më personale
“Me Conten, në sezonin e tij të parë, arritëm në Ligën e Kampionëve. Falenderojmë Antonion për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen. Kemi 10 ndeshje të tjera përpara nesh dhe të gjithë duhet të bashkohemi edhe më shumë për të fituar Champions Leaguen”, tha Levy.
Mediat angleze shkruajnë se padyshim ka pasur një konflikt të madh mes Levyt dhe Contes, sepse fjalët e shefit të Spurs për italianin janë në kontrast total me ato që ai përdori kur u largua Jose Mourinho nga klubi dy vite më parë. Pastaj ai ishte pa masë më i ngrohtë dhe më personal me të.
“Jose është një profesionist i vërtetë dhe ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm gjatë pandemisë. Në nivel personal, më pëlqeu të punoja me të dhe më vjen keq që gjërat nuk shkuan ashtu siç e parashikuam të dy. Ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur këtu.”, kishte thënë atëherë Levy, transmeton Fol Drejt.