Pezi nga Burhan Fili:
Me përralla dhe dokrra duan të na afrojnë,
me simbole injorance duan të na bashkojnë.
Të gjitha këto i reklamojnë e shesin pa kursim,
në mjetet e çoroditjes që e quajnë zhvillim.
Por ti o besimtar kurrë mos u mashtro,
që të bahesh myshteri i tyre mos lejo!
Ruani fëmijët tuj,mos të marrin rrugë të huj,
mos lejoni që e keqja të bahet zot në shtëpinë tuj!
Udhëzimin dhe mirësitë që Allahu na ka dhanë,
le ti rujmë, të bahen të huja s’duhet lanë!
Çdo çast, minut, orë,vit që jetën përshkon,
janë dëshmitarë besnik të orës sonë!
Të gjithë janë të shejtë pa asnji dallim,
në ‘dorën’ e Atij që s’ka fillim as mbarim!
Në këtë mejdan hyjnor le të jetojmë,
me ‘gjuhën’ e besimit jetën ta shijojmë,
për mirësitë e Allahut gjithmonë falenderojmë!
Burhan Fili
31/12/2022
Tiranë