Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë sot se shpreson që sulmuesi belg Romelu Lukaku të kthehet sa më shpejt në fushë, raportojnë mediat italiane.
Lukaku mbërriti nga Chelsea te Interi në merkaton e verës, por këtë sezon ka shumë probleme me lëndimet, për këtë arsye luajti vetëm shtatë ndeshje dhe shënoi dy gola. Ai aktualisht është mënjanë për shkak të inflamacionit të gjurit.
“Lukaku është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ne donim që ai të kthehej me çdo kusht, por ai kishte një dëmtim të rëndë. Ai u kthye në fushë pas Kupës së Botës në Katar, u stërvit dhe më pas u pezmatua në gju. Ai do të pushojë si për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe ne do të përpiqemi ta rikthejmë në fushë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Inzaghi./FolDrejt/