Për vitin e pestë radhazi qyteti më i shtrenjtë në botë është shpallur Singapuri, sipas një raporti të The Economist Intelligence Unit. Kryeqyteti koreanojugor Seul është në vendin e shtatë për vitin e dytë radhazu, kurse në rang kontinentesh qytetet aziatike janë më të shtrenjta sesa ato në Europë, përcjell foldrejt.com.
Për të mos përfunduar këtu, qytetet perëndimore Paris dhe Kopenhagen kanë lëvizur lartë në ranglistë.
Njësia raportuese e ekonomistëve e shpall këtë listë çdo gjashtë muaj, duke krahasuar çmimet e 160 produkteve dhe shërbimeve, duke përfshirë ushqimin, pijet, veshmbathjet, transportin dhe higjienën komunale. Shkaku se pse Singapuri ndodhet në këtë listë lidhet edhe me lejen e qarkullimit rrugor ku leja mund të shkojë deri në 37 mijë dollarë për një afat prej dhjetë vjetësh,
Sa i takon SHBA-së, qytetet më të shtrenjta janë New York City, i cili renditet i 13-ti, pasuar nga Los Angeles në vendin e 14-të.
Përndryshe Top 10 qytetet më të shtrenjta të botës duke nisur nga më i liri janë: Sideni, Tel Avivi, Kopenhagen, Seuli, Gjeneva, Oslo, Hong Kongu, Cyrihu, Parisi, Singapuri./Foldrejt.com