Sioni ka arritur një fitore të vlefshme kundër St. Gallen në kuadër të çerekfinales së Kupës në Zvicër, shkruan foldrejt.com. Protagonist i fitores 2:1 ishte lojtari nga Struga, Pajtim Kasami, i cili shënoi të dy golat për nikoqirët – në minutën e 47 dhe 98. Për mysafirët, golin e vetëm të takimit e shënoi Vincent Sierro (57).
Goli i dytë i Kasamit, u mundësua falë pasimit perfekt që mori prej lojtarit tjetër shqiptar Emir Lenjani.