Shitjet e armëve dhe shërbimeve tjera ushtarake gjatë 2017 kanë arritur shifrën e $398.2 miliardëve. Ky është një nga konkluzionet kryesore të raportit më të fundit të “SIPRI”-t, Institutit ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen, me seli në Stokholm.
Top 100 kompanitë e shitjeve të armëve kanë arritur përfitime 2.5 përqind më shumë sesa 2016, kurse 44 përqind më shumë sesa 2002.
Ajo që bie në sy në Top 100 kompanitë që shesin më shumë armë dominohen nga amerikanët. Bile pesë kompani amerikane janë në Top 10, kurse 57 përqind e shitjeve të përgjithshme kryhen nga këto kompani, shkruan foldrejt.com.
Në vendin e tyre të eksportuesve më të mëdhenj të armëve është Rusia, që ia rrëmben vendin Britanisë së Madhe që e mbante nga 2002. Rusia shet 9.5 përqind të armëve të përgjithshme botërore. Britania shet rreth 9 përqind të armëve të përgjithshme botërore. Suksesi rus ka ardhur kryesisht për shitjen e sisteme anti-raketor S-300 dhe S-400.
Turqia me rritje prej 24 përqind
Shitja e armëve të kompanive turke u rrit më shumë nga gjithë vendet e lartëpërmendura me 24 për qind në vitin 2017.
“Kjo është një rritje e madhe që reflekton ambiciet turke për të zhvilluar industrinë e armëve dhe rrit kërkesat nga shtetet e huaja për armët turke,” thotë studiuesi i raportit të SIPRO Pieter Wezeman.
Dy kompanitë turke që janë në Top 100 më të suksesshmet janë ASELSAN dhe TAI të cilat gjatë 2017 kanë përfituar $1.42 miliardë dhe $1.22 miliardë dollarë./Foldrejt.com