Në Kiev dhe në pjesën tjetër të Ukrainës, sirenat e trafikut ajror kanë rënë sot, ndërsa në kryeqytetin ukrainas pritet fillimi i samitit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po pret zyrtarë të Bashkimit Evropian, të cilët kanë mbërritur në Kiev dhe po premtojnë të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, por mohojnë rrugën e saj të shpejtë për t’u bashkuar me bllokun evropian, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Zelensky pret Presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell./FolDrejt/