Të paktën tre shpërthime të mëdha ndodhën pranë kryeqytetit sirian, Damaskut, thanë dëshmitarët për Reuters, dhe media shtetërore siriane raportoi, duke cituar një burim ushtarak, se Izraeli kreu sulme ajrore pranë Damaskut këtë mëngjes.
Mbrojtja ajrore siriane iu përgjigj “agresionit izraelit” në Damask ku kapi dhe rrëzoi disa prej raketave izraelite, njoftoi media shtetërore siriane.
Sulmet ajrore erdhën nga drejtimi i zonës së pushtuar, transmeton Fol Drejt.