Avionët turq u “vendosën në radar” më 23 gusht në një mision në hapësirën ajrore ndërkombëtare, thanë burimet, duke e përshkruar ngacmimin grek si një “akt armiqësor” sipas rregullave të angazhimit të NATO-s.
Avionët turq F-16 që kryenin misione mbi Egje dhe Mesdheun Lindor u ngacmuan nga një sistem grek i mbrojtjes ajrore S-300, sipas burimeve të Ministrisë turke të Mbrojtjes, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Avionët turq u “vendosën në radar” më 23 gusht në një mision në hapësirën ajrore ndërkombëtare, thanë burimet në kushte anonimiteti, duke e përshkruar ngacmimin grek si një “akt armiqësor” sipas rregullave të angazhimit të NATO-s.
“Pavarësisht këtij akti armiqësor, avionët përfunduan misionet e tyre të planifikuara dhe u kthyen të sigurt në bazat e tyre”, shtuan burimet.
Ngacmimi erdhi nga një sistem i mbrojtjes ajrore i prodhimit rus S-300 i stacionuar në ishullin e Kretës, theksuan burimet, duke shtuar se disa vende të NATO-s vazhdojnë të kritikojnë Türkiye-n për blerjen e sistemeve S-400 të prodhimit rus, por nuk thonë asgjë për Greqinë.
Burimet thanë se ngacmimi grek i avionëve luftarakë të një vendi tjetër të NATO-s përmes sistemit S-300 është “kundër parimeve të aleancës së NATO-s”./FolDrejt/