Disa sizmologë besojnë se tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë mbrëmë mund të jetë më i forti në historinë e Turqisë, i ngjashëm me tërmetin që ndodhi më shumë se 80 vjet më parë.
Stephen Hicks, një sizmolog në University College London, tha se tërmeti i mëparshëm më i madh, gjithashtu me magnitudë 7.8 ballë, goditi Turqinë verilindore në dhjetor 1939, duke vrarë 30,000 njerëz, raporton Reuters.
Në janar 2020, një tërmet me magnitudë 6.7 goditi rajonin rreth Elazig, një qytet në Turqinë lindore, duke vrarë 41 persona dhe duke plagosur mbi 1600, transmeton Fol Drejt.