Në kohën kur Kosova mposhti ishullorët e Maltës me rezultat rekord 0 me 5, paksa e kundër ka ndodhur me vëllezërit e tyre në Shqipëri që është mposhtur 0:4 nga Skocia.
Golin e parë nikoqirët e shënuan në minutën e 14 me anë të Fraser, kurse pas përjashtimit me karton të kuq të Mavraj pas një akti anti-sportiv në minutën e 22, nikoqirët do mbyllnin pjesën e parë me 0 me 2 përmes një 11 metërshi nga Fletcher, shkruan foldrejt.com.
Dy golat e pjesës së dytë u shënuan nga Forrest J. në minutën e 55 dhe 67. Kjo tregon se Shqipëria duhet menjëherë të ndryshojë taktikën e lojës, pse jo edhe trajnerin./Foldrejt.com