Sipas Mundo Deportivo spanjolle, Al Hilal është gati t’i ofrojë 300 milionë euro Lionel Messit dhe në këtë mënyrë këta dy rivalë të vjetër do të luanin sërish në të njëjtën ligë futbolli pas disa vitesh.
Së fundmi, Cristiano Ronaldo zyrtarizoi transferimin e tij te skuadra saudite, Al Nassr, për të cilin ende nuk ka luajtur për shkak të pezullimit. Përveç Ronaldos, Al Nassr ka në përbërjen e tij edhe disa lojtarë të tjerë shumë seriozë dhe po paralajmërojnë përforcime të reja dhe rivali më i madh nuk planifikon të rrijë duarkryq.
Al Hilal, skuadra që është kampioni aktual i Arabisë Saudite dhe që me 65 tituj është klubi më i trofeshëm në Azi, kërkon Leo Messin. Kështu shkruan Mundo Deportivo spanjolle dhe paga e futbollistit më të mirë argjentinas do të ishte 300 milionë dollarë në vit.
Messi tashmë ka një lidhje me Arabinë Saudite, sepse ai e promovon atë vend si ambasador i turizmit.
“Leo Messi dëshiron që ju të çlironi instinktin tuaj të brendshëm për emocione dhe të zbuloni të pamendueshmen. Pavarësisht nëse udhëtoni për gjëra të reja apo të vjetra”, thuhet në faqen e internetit të kompanisë shtetërore “Visit Saudi”.
Me këtë Messi mund të thotë se një ditë mund të vijë në Lindjen e Mesme dhe pritet që shteti ta ndihmojë Al Hilalin për të nënshkruar me Messin dhe për t’i dhënë figurën e përmendur më parë. Ai normalisht ka kontratë me Paris Saint Germain deri në fund të sezonit aktual, por ka shumë gjasa që ta zgjasë. Argjentinasi mbush 36 vjeç në qershor./FolDrejt/