Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Redi Jupi, aktualisht specialist futbolli, i ftuar në “log.” në Abc të gazetarit, Endri Xhafo, ka komentuar finalen Conference League, mes Romës dhe Feyenoord të luajtur në Tiranë, ku fitues dolën romanët.
I pyetur nga moderatori Xhafo se si është e mundur që trajneri jose Mourinho sa herë del në finale e fiton atë, Jupi tha se ky është Mourinhio, skuadrat e drejtuara prej tij pavarësisht se nuk dhurojnë spektakël, luajnë shumë shëmtuar, në disa raste dhe inferiore ndaj kundërshtarit, sërish në fund ia dalin të fitojnë.
Pjesë nga diskutimi:
Xhafo: Mourinho nuk ka humbur asnjëherë në finale?
Jupi: Nuk është e rastësishme. Ai nuk ka lojtarë më të këqinj se Feyenoord, por një skuadër më të keqe se Feyenoord. Mua mu duke sikur në momente të caktuara e ndihmoi dhe fati. Mënyra se si e luajti se si u rreshtua mbrapa, ai luajti me të gjithë në atë finale. Ai duke bërë një lojë të shëmtuar, pjesa e parë ishte e vështirë për tu komentuar pasi nuk pati raste. Ishte shumë e vështirë tu mbushja mendjen njerëzve që Feyenoord ishte shumë më mirë, ky është Mourinho./abcnews.al/