Një 55-vjeçare u emërua komandante supreme e Forcave të Armatosura Sllovene. Një rast i rallë në historitë e ushtrive botërore, kur një grua mer këtë pozitë të lartë. Poashtu gruaja e parë në ushtrinë e NATO. Bëhet fjalë për Alenka Ermenc, e cila ka studiuar në Londër, kurse në ushtri është rekrutuar që nga mosha 28 vjeçare, informon foldrejt.com.
Gjatë luftrave të shpërbëjres së Jugosllavisë, Ermenc punoi si këshilltare e KFOR-it në Kosovë. Prej aty ajo mori vëmendjen e ushtarakëve tjerë dhe filloi ngritjen graduale në ushtri.
Karakteri i saj është një përzierje mes vendosmërisë, një ndjenje të madhe të përgjegjësisë dhe udhëheqjes. Ermenc poashtu ka përgatitur forcat e NATO-s të shteteve të vogla.
Sllovenia ka rreth 7500 ushtarë dhe është tepër e shpërndarë, kurse në të kaluarën ka pasur shqetësime për skandale të shumta.
Kjo tregon se kohët kanë ndryshuar. Gratë mund të marrin pozita edhe të tilla që dikur mendoheshin vetëm për burrat./Foldrejt.com