Snap është në fazat e hershme të largimit të punëtorëve nga puna, kjo sipas dy burimeve që janë në dijeni me planet e kompanisë.
Shkurtimet e planifikuara vijnë pasi që kompania së fundmi dha rezultate zhgënjyese të të ardhurave dhe se nuk parashikoi të ardhura për tremujorin e tretë – lajm ky i cili çoi në rënie të çmimit të aksioneve në nivelet më të ulëta të të gjitha kohërave.
Mbetet e paqartë se sa nga 6,000 punëtorët e Snap do të largohen nga puna, pasi menaxherët në të gjithë kompaninë ende janë duke planifikuar shtrirjen e plotë të shkurtimeve për ekipet e tyre, transmeton Telegrafi.
Russ Caditz-Peck, një zëdhënës i Snap, nuk pranoi të komentojë mbi rastin.
Biznesi i Snap është dëmtuar kohët e fundit në dy fronte kryesore: i pari është prezantimi nga Apple i kërkesës “Ask App Not to Track”, të cilin një shumicë e vlerësuar e pronarëve të iPhone kanë zgjedhur “Po” për ta bërë më të vështirë për kompanitë si Snap për ta zbatuar në mënyrë sa më efektive të targetojnë reklamat e tyre, raporton The Verge.
Faktori i dytë është rënia më e gjerë ekonomike që ka ndëshkuar veçanërisht çmimet e aksioneve të Snap dhe kompanive të tjera që “djegin para”. Snap ka qenë fitimprurës vetëm në një tremujor që kur doli në publik në 2017.
Hera e fundit që Snap kishte bërë largime nga puna ishte viti 2018, kur ende ishin në “lëkundje” nga ri-dizajni i keq ekzekutuar. Që atëherë baza e tyre e përdoruesve është ngritur në 347 milionë përdorues ditor, duke e kaluar Twitter-in. /Telegrafi/