Të enjten, në ora 20: 10, në portalin Telegrafi mund të ndiqni intervistën e realizuar më kryetarin e ish – Organizatës për Bashkimin e Trojeve Shqiptare (OBTSH), Remzi Baloku.
Baloku në këtë rrëfim sqaron për angazhimin e tij si adoleshent në organizatat të cilat përpiqeshin që Kosova të bashkohej me Shqipërinë, vuajtjet nëpër kazamatet jugosllave, duke dhënë edhe detaje për dhunën e ushtruar ndaj tij nëpër burgjet e ish – sistemit.
Ai tregon për Telegrafin se ishte gjenerata e tretë në familjen Baloku e cila po persekutohej nga ish – Jugosllavia, duke filluar nga gjyshi Bajram Baloku, xhaxhai Osmon Baloku dhe në vitin 1964 pjesë e kësaj drame u bë edhe vet Remziu.
Sipas Balokut, rrethanat kanë qenë të rënda për çfarëdo lloj organizimi ilegal, por gjendja e rëndë e shqiptarëve ishte motive kryesor që nuk e kishte lënë atë të rinte duarkryq.
Ai ka sqaruar se në vitet e veprimit ilegal të tij dhe OBTSH – në vitet e 60, disa prej shqiptarëve, nga reprezalja e atij sistemi, nuk e kishin parë as flamurin kombëtar.
Pejani 85 vjeçar tregon me bindje se nuk do të ndaloj se besuari se Kosova do të bashkohet me Shqipërinë.