Në këtë ditë të vitit 2006, Jack Dorsey, Noah Glass, Biz Stone dhe Evan Williams krijuan Twitter, një nga rrjetet sociale më të mëdha në botë, i cili 17 vjet pas lançimit numëron rreth 450 milionë përdorues aktivë mujor.
Në të njëjtën ditë, më 21 mars 2006, u publikua tweet-i i parë në atë rrjet social dhe u postua nga Jack Dorsey, përcjell Fol Drejt.
just setting up my twttr
— jack (@jack) March 21, 2006
“Just set up my twttr”, thuhet në postimin e parë në rrjetin social Twitter.
Njoftimi u shit si një NFT në 2021 për 2.1 milion dollarë dhe u ble nga sipërmarrësi i kriptove Sina Estavi. Kur tregu i kriptomonedhës dhe NFT u rrëzua vitin e kaluar, vlera e tij ra në vetëm 6,800 dollarë.
Rrjeti social Twitter u mor nga Elon Musk në tetor të vitit të kaluar, i cili pagoi 44 miliardë dollarë për të./FolDrejt/