Sot, 5 dhejtor, është dita botërore e kafesë. Kjo shije e pazëvendësueshme që na shoqëron prej 11 shekujsh, sot festohet në mbarë botën. Nga Etiopia dhe Jemeni erdhi te osmanët dhe më pas u shpërnda në gjithë Europën, veçanërisht pas Rrethimit të Tretë të Vjenës 1683, përmes gjeneralit Kara Mustafa Pasha, informon foldrejt.com.
Sipas shkencëtarëve, kafeja ndihmon në ndalimin e dhimbjes së kokës dhe ka një efekt 40% më të fortë se qetësuesit.
Muçi Zade është autori i poezise për kafen. Kjo është poezia e dyta më e vjetër, ne gjuhen shqipe pas Myderrizit , Yvejsi Efendise nga Gjakova, 1699. Kjo poezi në gjuhën shqipe, shkruar me alfabet arab.
Imzot, mos na lerë pa kahve
Për sa rrëfejnë myxhizatë,
për shenjtërit që janë vatë,
mos më le bë iftar thatë,
Imzot, mos më lerë pa kahve!
Për hyrmet të Fatimesë,
për të mirët e Mejremesë,
mos më lerë me lëng t’armesë,
Imzot, mos më lerë pa kahve!
Imzot, mos më le dë kujdes,
bë iftar me mjaltë pa pekmes,
O Imzot, pej teje shpresë … !
Imzot, mos më lerë pa kahve!
Në këtë muaj mubareq,
falna gjynahet se jemi pleq,
për gjithë sa janë meleq,
Imzot, mos më lerë pa kahve!
Për ismitë që je Gafur,
për Muhamednë q’është meshhur,
mos më lerë po me bullgur … !
Imzot, mos më lerë pa kahve!
Lutiu Zotit Muçi Zade,
se heq bari shumë derde,
se s’ka as pilaf as zerde,
Imzot, mos më lerë pa kahve!
Muçi Zade
Fjalorth:
Myxhizatë: Mrekullitë.
Mubareq: I uruar; i bekuar.
Meleq: Engjëll.
Ism: Emër.
Gafur: Përdëllyes.
Gjynahe: Mëkate
Meshhur: I famshëm.