Biografia e hoxhë Jakup Asipit (1951 – 2006)
Hoxhë Jakup Asipi lindi në fshatin Sllupçan të Kumanovës më 02.02.1951. Rrjedh nga një familje fetare. Babai i tij ishte Asipi kurse nëna e tij ishte Vailja. Që ishte gjithashtu nga nje familje fetare deshmon edhe fakti se, vlen të përmendet se edhe gjyshi nga nëna Adem Ademi nga fshati Miratoc Preshevës edhe gjyshi nga babai Ramadan Asipi që të dyt kishin qen ne haxhë gjat viteve tridhjeta. Periudhë kjo e para luftës së dyte botërore. Gjate ditëve kur lind Jakup asipi në vend po zbatohej vendimi per heqjen e mbulesës se femrave muslimane. Ky vendim ne fshatin e Jakup asipit u realizua me arm dhe me njesite ushtarakopolicore ne ate koh. Vetem 3 dite pas lindjes se Jakup asipit në Sllupcan prezentuan nje numer shum i madh i forcave ushtarako policore për ta zbatuar kët vendim për mbulesë. Disa nga njerzit më me ndikim të fshatit i kishin mbyllur në burg ndër ta edhe gjyshin e Jakup Asipit sic i thoni fshatarët haxhi Danin. Po në kë ditë bebeja Jakup Asipi kishte qajtur shum kurse nëna e tij Vailja kishte sikletin dhe mundin per heqjen e mbuleses dhe kur e ndëgjon duke qarë i thot. Qaj ore birë qaj se ke te drejtë kur po e mendoj se cfar kohra po vijn. Gjatë këtyre ditë gjyshi i tij Haxhi Dani ishte në burg. Gjatë periudhes së shpernguljes se shqipëtarëve për në Turqij familja e jakup Asipit kan menduar se edhe në shperngulemi te shkojnë në sham (Damask). Ky ishte mendim i Gjyshit të Jakup asipit sepse damasku i kishte lan shum mbresa gjat udhëtimit për në haxh. Fëmijëria e Jakup Asipit kishte filluar ne kohen më të vështir ekonomike sepse ato vite vendi ynë ishte në okupim të dyfisht. Një që ishte Jugosllavija – Beogradi e dyta ne vtet 1948 deri në vitin 1953 Beogradi kishte detyrime ndaj Moskes. Kështu që femijeria e tij e hershme ishte shum e rëndë për nga aspekti ekonomik. Në atë kohë familja e Jakup asipit kan përjetuar edhe urinë e skajshme deri në 3 ditë pa ngrene jo pse ishin shumë të varfër por vetëm 2 ditë pas shirjes së grurit që kishin pasur me bollëk kishin ardhurë shërbëtorët e shtetit dhe ia kishin marr të tërën deri në kokën e fundit. Kështu që familja mbetën pa bukë. Babai i Jakup Asipit detyrohet të kërkoj bukë për fëmijët dhe niset për ne malësi. Shkoi deri në Lubisht të Vitisë dhe atje gjen një breme miell të misrit e sjell në shtëpij. Në orën 12 të natës nëna Vailja ngritet dhe u përgadit një bagërdan dhe i ngrit fëmijët për të ngrën. Në atë kohë shteti kishte sjell vendim që fshatarëve të u merret ajo që ishte tepër kurse të u jepet atyre që nuk kishin sa u duhet. Mirëpo shërbëtorët e asaj kohe të shtetit dini që njerëzit të i lënë edhe në këtë gjendje. Tregon babai i Jakup Asipit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje me sukses të shkëlqyeshëm. Tregon mësuesi i tij i gjuhës shqipe se në moment doja ta ngatërroja Jakupin që ta merrja si pretekst për ta rrahur. Kisha plan për të zhvilluar një njësi mësimore të re, konkretisht një vjershë morëm për ta mësuar. Para se të filloja me mësimin zura një shkas dhe Jakupin e nxora nga ora e mësimit. Të nesërmen kërkoja vjershën prej nxënësve përmëndësh ta dinin. Në pyetjen se kush e ka mësuar vjershën, Jakupi e çoi dorën i pari. Hajde Jakup, i thashë, u çua në këmbë dhe e recitoi vjershën shumë bukur. Jakup, i thashë, ku e mësove ti se çka kemi mësuar ne dje, ti në orë nuk ishe, kurse ai ma ktheu: “Po unë dola dhe dëgjoja nga dritarja e klasës se çka po zhvillohet ne klasë.” Tregon mësuesi i tij Feim Ramadani. Pas mbarimit të shkollës fillore Jakup Asipi vazhdoi t’i ndihmojë familjes së tij – babait të tij duke iu bashkëngjitur vëllezërve të tij në punët bujqësore. U bë njëri nga punëtorët më të rëndësishëm të familjes. Tregojnë të tjerët se kur kishim raste që duhej të mbarohet një punë që kishim përpara jepnim alarmin për ta përfunduar. Rolin vendimtar e bënte Jakupi për kryerjen e punës. Në moshën e re 16 vjecare filloi të mësojë hivzin tek hoxha i fshatit Ejub Jashari. Hivzin e vazhdoi deri në devren[1] e tretë sipas traditës së mësimit të hivzit në këto anë. Mirëpo për shkak të rrethanave të asaj kohe nuk arriti ta kryente. Për gjatë kësaj periudhe Ai i ruante bagëtitë e shtëpisë ku dhe Kur anin e merrte me vete për të mësuar.
Ishte një talent shumë i rrallë. Tregon vëllau i tij se kur shkonim në arë për të punuar ai vinte me ne dhe përderisa ne punonim deri në pushimin e parë ai e mësonte sajfën dhe vazhdonte me ne të punonte. Jakup Asipi e kreu edhe shërbimin ushtarak në Armatën e Jugosllavisë. Shërbimin e kreu në qytetin Novisad të Vojvodinës. Ishte vizionarë ai qysh në kohet e hershme kur njerzite kishin qerre me kuaj Ai mendoi te jap provimin pë vozitje të veturës dhe kështu nder më hershmit u bë sebep që familja tij të blej një vetur. Karakteristikë e Jakup asipit ka qenë se edhe në këtë periudhë është interesuar për Islamin në shtëpi ka pasur Kuranin në gjuhën boshnjake si dhe revistën Preporod që ishte organ i Bashkësisë Islame në Jugosllavi aso kohe. Në moshën 23 vjecare martohet në vitin 1974 me Bedrije Selmanin nga fshati Orizare, e bija e hoxhë Fejzi Selmanit.
Jakup Asipit i lindën 6 fëmijë, 3 prej te cilëve i vdiqën në moshë shumë të vogël. Kurse Rejhania, Sadudini dhe Irfani jetuan.
Jakup Asipi në vitin 1975 doli nga shtëpia për të mësuar për fenë e Allahut. Eshte për të u përmendur rasti se. Jakup Asipi kishte interes edhe më herët për të shku në shkolla fetare. Nje ditë babai i tij ishte duke fjetur dhe Jakup asipi iu afrua afër dhe e kapi për gishtin e këmbes për të i thënë se dua të shkoj në shkoll. Kur babait Asip i doli gjumi menjiherë ia priti. Ti biro shko ne Sham me msu. Jakup Asipi mbeti i habitur nga kjo dhe mori parat niset për në Sham. Pas një kohe Babai Asipi ia tregon ngjarjen nënës së tij. Atë ditë kur erdhi Jakupi me kapi për këmbe isha qen duke e parë në ëndërr Muhamedin a.s. ku Ai me thonte. Lëshoje Jakupin të shkoje në Sham me mesu për Fe. Prandaj edhe e menjiherë i thash të shkojë. Shkoi në Damask të Sirisë. Eshtë Damasku, qyteti muhabeteve të familjes së Jakup Asipit, sepse gjyshi i tij Haxhi Ramadani gjatë udhëtimit të tij për në haxh në vitin 1938, qyteti që më së shumti i kishte lënë mbresa ishte Damasku. Në Damask u regjistrua në medresën e quajtur el-Furkan. Aty mësoi plot 5 vite me radhë. Vitin e gjuhës dhe vitin e parë të shkollës e kreu për një vit. Qysh në vitet e para u njoh si nxënës shumë i dalluar aktiv dhe i shoqëruar me njerëz. Tregojnë shokët se në vitin e dytë u organizua një program për ditëlindjen e Muhamedit a.s. dhe drejtori i shkollës e caktoi si moderator të programit kuptohet programi ishte në gjuhen arabe. Gjat periudhës së mësimit në medresenë e Damaskut me banim qëndroi ne lagjen El muhaxhirinë ne konviktin e quajtur Kehf. Na e thotë Ridvan Neziri nga Opaja.
Menjëherë pas mbarimit te vitit të dytë u caktua si ligjërues ramazani në fshatin Sllupçan dhe kështu vazhdoi që të jetë vazhdimisht i angazhuar për çdo ramazan. Në vitin 1979 në një kohë dimri në xhaminë e fshatit organizoi një tubim me rastin e ditëlindjes së Muhammedit a.s. Në xhamij jan tubuar të gjith hoxhalarrët e rrethit, ishte një program i stilit te vecant sepse u bejke rrjedha e tij me anë të moderimit. Në vitin 1978 gjithashtu dha nje dklaratë se. “Bashkimi sovjetik do të shpërbëhet komunizmi si ideologjij do të bjerë.” Ne këtë kohë ishte aktiv për familjen e vet. Zakonisht pas namazit te jacise merrte një libër ne gjuhë arabe dhe dilte para gjith anëtarëve të familjes dhe spjegonte për islamin, dilte në mes te dhomes dhe për ball i kishte babën nanën dhe vëllezërit, si dhe nipat. Familja e Jakup Asipit jetonin bashkt 31 persona. Kishte edhe aftësi humori të lezetshëm.
Gjat qëndrimit në pushime një ditë doli nga shpija me një cadër nga që binte shij. Fqinjët deshtën që ta ngacmojn duke i thënë. A po ban hoxha me cadër të grave me dal a, nga që cadra ishte me mngjyra. Hoxha. Aii po ban hoxha grua me pas, e cadrën të grave spo bajka. I kishte përgjigjet të menjihershme dhe shum të thukta.
Thirrjen e kishte pjes të përditshmërisë së vetë. Jo vetëm në xhamij apo në momente zyrtare. Ai thirrte për Islam në cdo moment, në cdo kohë, në cdo raste. Krahas punës si një hoxhë ai punonte edhe në shërbim të familjes. Jakup asipi ndjekte pazaret duke cu në ta prodhimet bujqësore që prodhonte familja e tij. Pazaret që i përcjellte ishin. Presheva, Bujanoci, Gjilani, Kamenica, Rogocica, Hogoshti. Kam një përjetim me të kur kemi dërgu speca edhe në fshatin malorë Desivojcë. Në të gjitha këto udhëtime te njëjtën kohë ishte edhe thirrës në Islam. Në Desivojc ishte ditë xhumaje të veres së vitit 1980 ashtu sic e kishte zakon pas faljes së namazit zgjoheshte në këmbë për para popullit dhe kërkonte vetëm dy minuta për të u thënë dicka. Kështu fillonte dhe e tregonte ndonjë ngjarje historike apo rregull që Ai mendonte se e ka vendin. I gjith pleqët-xhemati dolën nga xhamija duke e përqafuar dhe duke qajtur për kënaqësin që kishin ndjerë xhemati për ate se c ju kishte treguar. Ky kërkimi prej dy minutave ishte gati se kudo që shkonte. Ka shkuar në Dibër në banjë për shërim dhe gjat tan kohës që ka qëndruar aty u ka treguar për Islam gjith atyre që kishin shkuar në Banjat e Dibrës.
Pë gjat periudhës kurë Jakup Asipi ishte dhe vepronte në vendëlindje gjat kohës së komunizmit komunistët e sistemit gjithnjë e pengonin apo e provokonin me mënyrat e tyre që i kishin. Aty nga viti 1979 e thirrën në vezhb-ushtrime ushtarake JNA-ja ushtrimi ishte vetëm një ditë edhe atë ditën e bajramit kurë ky ishte hoxhë dhe me obligim për ditë bajrami.
Më vitin 1980 pas mbarimit te medresës u regjistrua në univerzitetin el-Az’har në Kairo të Egjiptit. Fakultetin e Usuluddin, drejtimi tefsir i Kuranit. Në vitin 1985 ky univerzitet festoi 1000-vjetorin e themelimit rast ky në të cilin studentët e të gjitha rajoneve të botës prezentonin me nga një përfaqësues, Jakup Asipi përfaqësoi studentët e Jugosllavisë. Në atë ngjarje duhej të përfaqësohet çdokush në tavolinën e vet përpara me flamurin e vet. Jakup Asipi thotë se ka shkuar në Ambasadën e Shqipërisë në atë kohë dhe ka marrë një flamur shqiptar dhe i vura edhe atë jugosllav, por edhe ate shqiptar. Gjithashtu, edhe diskutoi 10 minuta para të gjithë atyre që ishin prezent duke përfshirë edhe korin diplomatik në Kairo nga mbarë bota. Për gjat periudhës së studimeve banoi ne lagjen Heliopolis në Kairo. Vizitoi edhe pendën e Asuanit njëe nder projektet shume te rendësishme te Egjiptit.
Pas mbarimit të fakultetit pati një ftesë që të shërbejë si imam në një xhami të Leverkuzenit në Gjermani. Nga dashuria e madhe dhe dhimbja për xhamine e kudsit ai xhamisë ku veproi ia dha emrin Xhamija Aksa Leverkuzen. Aty Jakup Asipi shërbeu plot 5 vjet me radhë. Kurë shkoi Jakup Asipi në Leverkuzen i gjeti një numër shumë të vogël njerzish që kishin në xhamijë. Ishte një xhamij e vogël dhe filloi bisedat për punën në ate xhamijë me njerzit që ishin përgjegjës aty. Jakup asipit nuk i ka pëlqyer dimenzioni i xhamisë. Ka thënë xhamija e vogël qenka. Ata qe ishin pergjegjes i thonë cfar e vogël ne sjemi aq shumë sa që kjo xhamij të jet e vogël. Ai i thotë duhet ta risim xhaminë sepse do të shtohët xhemati. Pak kohë pasi filloi punën në xhamij u regjistruan 300 anëtarë. Thot njëri nga pergjegjësit e xhamisë Mehdi Osmani. Ky thot se Jakup Asipi teren për punë e kishte cdo vend ku rrishin shqipëtarët si në kafe , në klub e gjithkund ku ishin shqipëtaret Ai ati ishte për të u thënë dicka për fenë Islame.
Përgjatë kësaj periudhe Jakup Asipi bashkëpunoi edhe me klubin e shqiptarëve Xheladin Zeqiri që ishte në Leverkuzen, klub ky i cili e dërgoi si perfaqësues në takimin e Alternativës Kosovare në vitin 1990 në Cankarjev Dom të Lublanësë. Në këtë ngjarje pati rastin edhe të merr fjalën ku dha mendimin e tij për të ardhmen e Kosovës. Në tubimin e Lublanes morën pjes fytyrat kryesore të Kosovës së asaj kohe si: Rexhep Qosja, Adem Demaci, Zekerja Cana e shum veprimtarë të tjerë. Kontribut shumë të çmueshëm dha edhe përkrah rezistencës së shqiptarëve në diasporë, mori pjesë në demonstartat e Gjenevës me plis te bardhë në kokë. Ishte edhe organizator i madh i akcioneve humanitare për ndihma familjeve te rrezikuara në Kosovë, ku dhe bënte shpërndarjen shtëpi më shtëpi nëpër Kosovë. Gjatë qëndrimit në Gjermani kreu edhe kursin e gjuhës gjermane në Kelln.
Më vitin 1990 me kërkesë të bashkëfshatarëve të tij u kthye në Sllupçan për t‘ia filluar një epoke të re veprimtarie. Në Sllupçan nuk u kthye vetëm si një hoxhë xhamie, por si një frymëzues, si lider i rinisë, si motivues i denjë, si një zë i fuqishëm i arsyes dhe ngritjes së vlerave morale. Në këtë koh Republika e Maqedonisë solli vendimin për pluralizëm politik ku dhe filluan organizimet politike në parti të ndryshme. Shqipëtarët u organizuan përmes Partis Per Prosperitet Demokratik e qyajtura PPD. I tërë angazhimi i PPD-së ishte ndarja e politikës shqipëtare nga ajo Maqedone, sepse në zgjedhjet e para parlamentare kishte nje numer bukur i madh i shqipëtarëve kandidoheshin nëpër listat e partive maqedonase duke dashur me e vazhdu sikur në partinë komuniste të jugosllavisë. Në funksion të kësaj politike te PPD-së në një tubim Jakup Asipi tha.
“Me rastin e këtij tubimi të kësaj kampanje do të shërbehem me fjalët e poetit të madh shqipëtare Ali Asllani ku thot.
Qenka të mos na qenka një Adil bilmez
Vajti e lyp për nuse cupzen time mbesë.
Fët e fët e mora një kongjill nga zjarri. (Duke e krahasuar. Shkau.)
Dhe nga xhepi nxorra një gjerdan prej ari.( Duke e krahasuar Shqipëtari).
Ithash bashkoi dyjat nuk bashkohen dot
Njera prej floriri e tjetra për në kosh.
Ai filloi të ndryshojë modelin e thirrjes islame ku më vonë u bë model për të gjithë thirrësit në Islam. Në periudhën e pajtimit të gjaqeve dhe ngatrresave Jakup Asipi ishte anetarë i këshillit për pajtim në të cilin rroli i tij ishte shum i rëndësishëm. Pas sukseseve në këtë akcion Jakup Asipi edhe emëroi lumin që rrjedh nëpër Sllupcan “Limu i pajtimit.” Menjiherë pasi që Shqipëria i hapi kufijt Ai vizitoi Shqipërin se bashku me profesorin- drejtorin e meresesë Elfurkan Nurudinë Kurrali ose sic e quanin nxënësit e tij Ebunurë. Për gjatë kësaj vizite shkuan nëpër shkolla fillore periferike për ta parë gjendjen e fëmijëve se ne cfarë kushtetsh po mësonin. Në njerën nga këto shkola organizuan një ekskurzion falas për fëmijët nëpër Shqiperijë. Më vitin 1993 u bë sebep për ndërtimin e 3 xhamive si dhe për të prezentu fjalën e Allahut shetiti cdo skaj të shqipëris.
Deri në atë kohë s’ishte zakon të organizoheshin tribuna. Ai organizoi tribunën e parë për të vazhdu më pas në të gjitha trojet shqipëtare. Thotë Hoxhë Zekerija Bajrami. Kjo solli një erë të re tek njerëzit dhe rinia. Jakup Asipi mori pjesë bashkë me disa shokë të tij edhe në themelimin e SDA-së ne Sarajevë të Alia Izetbegoviçit e thotë Kenan Mazllami nga Tetova. Përgjatë viteve të nëntëdhjeta ndihmoi rininë në çdo drejtim pozitiv që drejtoheshin. Ndihmoi në organizimin e olimpiadës së Kurban Bajramit – lojëra të ndryshme sportive si vrapim në disiplina të ndryshme, vrapim me kuaj, kërcim në një hap, tërheqja me litar, demonstrim i karateistëve të klubit të karatesë “Besa”, lojëra akrobatike etj.
Ditën e premte e pritnim me shumë kënaqësi jo vetëm për nivelin e ligjeratës që do ta dëgjonim, por edhe për prezencën e miqve që do të vinin. Në shtëpinë e Jakup Asipit për ditën e xhuma përgatitej bukë për miq rregullisht, sepse pas xhumasë miqtë nuk kishin mundësi të largoheshin pa shkuar tek shtëpia e hoxhës e aty s’kalonte pa u shtruar bukë. Jakip Asipi ishte aktiv direkt edhe në themelimin dhe organizimin e Lidhjes së Rinis Islame në Maqedoni. Në xhaminë e fshatit për pos qe kryente ritet dhe ligjeratat e xhumase Ai edhe i mesonte femijet për mësim besim ku pervec tjerash nxorri edhe rreth 20 hafizeve të kuranit. Në xhamij perkrahu edhe kursin e rinis për mësimin e gjuhes angleze. Për të u vë në shërbim të tjerëve ishte gjithmonëe i gatshëm. Pavarsisht se për ku i bënin ftesë kurë ishte ne pyetje ndonje aktivitet fetarë apo kombëtarë Ai aty ishte. Kishte interes që njerzve të u tregoj se kush jemi e cka jemi. Me kujtohet një nënë që kishte lindur femijën dhe po përgadiste një mindil si themi ne për të ia mbulu syte fëmijës. Jakup asipi i thot qendisja në këtë mindil thenjen. “Nahnu min ehli sunne” ne gjuhën arabe. Si dhe ishte i interesuar qe muslimanëve shqipëtare me ua bërë me dije se ne edhe shqipëtarë jemi.
Këtë e dëshmoi kur e shkroi poezinë.
Ne jemi shqipëtarë.
Ne jemi shqipëtarë dhe jemi me fe
Nuk ka popull në bote më të lumtur se ne
Ne jemi krenar që jemi musliman
Kemi udhheq botën ne anemban
Zemer bardh të gatshëm gjith për durim
Jem bujar dhe kemi dorë për pajtim
Ne Kuranin e kemi libër të shenjt
Ai gjithnji na mëson të jemi të njejt
Pejngamberin tonë me zemër e dojm
Dhe kuranin natë e ditë e lexojm
Ne gjith shkencat në këtë botë do të i mësojm
Dhe armikut deri në prag do të i shkojmë.
Përgjatë kësaj periudhe gjendja gjithnjë e më e rënde bëhej për shqiptarët në Kosovë, po edhe në këto anë. Jakup Asipi fokus të veçantë i dha ngritjes së vetëdijes tek populli. Përgjatë periudhës 1994 deri 1998 ishte Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Kumanovë. Në vitin 1997 Kryetari i atëhershëm dha një deklaratë për krizën eventuale në Kosovë ku tha. Nëse fillon lufta në Kosovë atëherë në Maqedoni duhet të hapet një korridor që popullin e Kosovës për ta deportuar në Shqipëri. Jakup Asipi kësaj deklarate iu përgjigj duke thanë se: “Për shqipëtarët e Kosovës nuk pyetet Kryetari Kiro Gligorov, por pyetemi ne.
Në kontekst te kësaj Jakup Asipi përpiloi edhe një poezi të shkurtur.
Ai e përshkroi popullin në 4 rreshta poezie.
Ne jemi si uji
Që i qetë lundron
Por ateherë kur nxehet
Djeg dhe përvlon.
Kjo që tha Jakup Asipi u bë realitet. Te gjith shqipëtarët Kosovar u vendosen mbrenda në republikën e Maqedonisë. Në një moment në fshatin e Jakup Asipit kishte 4000 refugjatë. Komandanti i forcave te Natos te instaluara ne Maqedonij ne ate kohe. Gjerman e pyeti sa refugjatë keni në fshat, Jakup Asipi i tha se kishte më shumë se Gjermania, po si po mund t’i mbani. Ai i pati thënë: “Profeti Muhamed a.s. ka thënë: ‘Buka e një njeriu është tamam për dy, prandaj jemi 4000 banorë – kemi 4000 miqë.
Për luftën e Kosovës ishte edhe bashkëpunëtor i shoqatave turke për kurimin e të plagosurve dhe invalidëve te luftës në Turqi. Në Sllupçan filloi akcioni për ndërtimin e xhamisë së dytë ku Jakup Asipi u angazhua për mobilizimin e tërë njerëzve që të kontribuojnë në ndërtimin e xhamisë. Në këtë kohë ai e tha thënien famoze si model për ndërtimin e xhamive. “Rajoni i komunës sonë i ka 30.000 mijë banorë, nga 1 mark po e dhamë, për çdo vjet nga një xhami apo shkollë do ta ndërtojmë dhe nuk do të ndiejmë lodhje.” Në ndërtimin e xhamive dhe minareve ishte gjithnjë i interesuar që ato të bëhen në stilin osman për shkak të vijës së ecjes së Islamit deri tek ne.
Pas mbarimit të luftës në Kosovë filluan përgatitjet për një rezistencë mbrojtëse edhe ne këto anë. Në fillet e vitit 2001 filloi konflikti në Tanushë duke u zgjeruar edhe në Malinë e Brezë. Në një moment u pyet. Cka mendon për UCK. Tha. UCK e shoh një ushtri e cila do te bjere në rrafsh dhe do të fitoj në këtë luftë. Jakup Asipi nuk mundi të qëndronte duarkryq dhe filloi ndërtimin e lidhjeve ku më vonë do të bëhet mikpritësi i parë i njësitit të parë të UÇK-së me në krye Komandantin Fadil Nimanin-Tigrin.
Ky njësit ishte i përbërë nga. Fadil Nimani, Ismet Ilazi, Beadin Demiri, Mirsad ndrecaj, Ejup Halimi së bashku me bashkëshorten e tijë Jetmire Halimin, dhe Beg Rizaj. Që nga kjo ditë ishte pjesë përbërëse e ndërtimit të strategjisë për bërjen e një lufte sa më të organizuar dhe sa më të sukseshme.Te shtëpija e familjes së Jakupasipi ky njësit qëndroi vetem një natë dhe shkoi ne shtepine e Beadin demirit(Badit) ku nga aty filloi regrutimi dhe mobilizimi i të rinjëve të fshatit dhe më gjërë. Gjatë kësaj periudhe kohore Jakup Asipi nëpër takime me të rinjt e fshatit thoshte duhet ta modifikojm poezinë e Naim frashërit.
Duhet bërë.
E dashura mëmëdhe
te dua edhe kështu si je,
por kur të të bëj të lirë
të dua edhe më mirë.
Gjat kësaj periudhe jakup asipi arriti të i senzibilizoi tërë rinin e fshatit dhe më gjërë për një rrezistenc kundër forcave ushtarakopolicore të asaj kohe. Ja vlen të përmendet se jakup Asipi nëe deklarat në tv para se të filloj lufta pat thënë se ne rajonin e Kumanovës jan 300 djem për te i dal zot atdheut për cdo rast. Kjo deklarat për disa njerz ishte shum e pa pranushme por kurë erdhi momenti u dëshmua se jo vetëm 300 por kishte shum më shum djem që i dolën zot vendit.
Gjithashtu përmes lidhjeve që kishte në Turqi ai ndihmoi që të gjith të plagosurit dhe invalidët të dërgohen atje për t’u shëruar.
Jakup Asipi ishte edhe nje prind shumë i mirë. Me pjesëtaret e familjes solidarizoheshte në cdo drejtim. Jo vetem qe jepte kurajo por dhe beheshte pjesë e punes apo gezimit familjarë.
Pas mbarimit të luftës, kontribut të madh dha Jakup Asipi për kthimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e krizës. Në vitin 2003 u zgjodh Myfti i Myftinisë së Kumanovës ku veproi deri më 07.01.2006. Gjatë kësaj kohe mundësoi ndërtimin e dy minareve në qytetin e Kumanovës tek xhamia e re të cilat kanë ndryshuar pamjen e qytetit. Gjatë kësaj kohe bëri edhe hapjen e kësaj xhamie, gjithashtu bëri edhe hapjen e xhamisë në fshatin Allashec. Edhe projektin e objektit të ri për Myftininë, projekt te cilin nuk arriti ta materializojë përshkak të aksidentit, që edhe i mori jetën. Jakup Asipi ishte edhe bartës i iniciativës për rimëkembjen e Bashkësisë Islame në Republikën e Maqedonisë, pasi që ajo pësoi disa lëkundje shumë të mëdha. Në xhumanë e fundit që e ka falur ishte muezin, kurse në namazin e fundit të ditës së shtunë ishte namazi i sabahut në xhaminë e fshatit Mateç, ku po atë ditë u vu në shërbim të fëmijëve të vet për nevoja martesore bashkë me të bijën e tij, Rejhanen, shkuan në Shkup dhe në të kthyer për në Kumanovë papritmas filloi devijimi i veturës, ku më pas filloi të rrokulliset dhe përfundon jashtë rrugës i pëmbysur. Rejhani tregon se . Kur Kerri filloi te devijoj e kuptova se rreziku eshte shum i madh sepse baba hoxh filloi te bertas me ze te lart Allaaaaah Allaah. Pasi që Rejhania del nga vetura e gjen babin e saj në rrugë dhe Ai bën me shenjë-me dorë që ta ndalë ndonjë veturë rasti për ndihmë.
Vetura e Jakup Asipit me rastin e akcidentit.
Rejhania lajmëron njerëzit e afërt, e dërgojn në spitalin e Kumanovës, nga Kumanova e dërgojn mjekët në Shkup dhe atje ndërron jetë në spital.
Varroset në ditën e Arafatit tek varrezat e dëshmorëve në Sllupçan më08.01.2006.
Pas vdekjes së JakupAsipit ne kryeqytetin e Somalisë Mogadishi ndertohet një xhamijë me emrin e tij, ku per inaugurimin e saje merr pjes zëvendëskryeministri i shtetit Turk Bekir Bozdar
Gjithashtu edhe shoqata edukative Vllaznia hapi në Afrik dy puse me emrin e tij.Ku si donatorë ishin miqtë më të ngushtë të Jakup Asipit nga Shkupi,Tetova dhe Prishtina.