Sot pritet të jetë një ndër ditët më të nxehta të muajit korrik. Temperaturat pritet të mbërrijnë deri në 39 gradë Celsius, sipas parashikimeve meteorologjike, shkruan Fol Drejt.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), parasheh se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-39 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.
Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj apelohet respektimi i këshillave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Sipas llogaritjeve të vlerave të temperaturave maksimale, ky muaj do të jetë ndër muajt më të nxehtë për shumë vite të fundit./FolDrejt/