Ministri i Financave Hekuran Murati dhe Ushtruesi i Detyrës i Drejtorit të Thesarit Nysret Koca, sot pritet të raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, shkruan Fol Drejt.
Veç tjerash edhe disa komisione të tjera do t’i mbajnë mbledhjet në të njëjtën ditë.
Pesë prej tyre do t’i fillojnë mbledhjet në ora 10:00.
Shihni në vijim për cilat komisione bëhet fjalë:
10:00 – Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton raportet e Komisioneve të përhershme për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
10:00 – Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton në parim Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.
10:00 – Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjesdhe Peticione, shqyrton Raportet me Rekomandime për Projektligjin për Sigurinë Kibernetike dhe për Tubimet Publike.
10:00 – Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023.
10:00 – Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjet për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe pёr Kinematografinë.
11:00 – Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton vendimin e Qeverisë për Investitorin strategjik “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L.L.C” dhe plotësimndryshimin e Ligjit për energjinë.
13:00 – Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021, dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për miratimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
13:00 – Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe U.D i drejtorit të Thesarit, Nysret Koca, raportojnë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike./FolDrejt/