Ashtu si edhe ditëve të kaluara, partia më e madhe opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, do mbajë marsh protestues në fillim të ora 19.00, për të kërkuar ndalimin e ndryshimeve kushtetuese dhe dorëheqjen e ministrit të brendshëm dhe të jashtëm.
“Republika e Maqedonisë është errësuar, edhe atë e ndjen çdo qytetarë pa dallim të përkatësisë religjioze, kombëtare dhe politike, apo çfarëdo përkatësie tjetër. Premtuan jetë për të gjithë, sollën errësirë për të gjithë. Pikërisht për këtë, VMRO-DPMNE-ja i fton të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të cilët nuk pajtohet me shtetin tonë, të na bashkohen në marsh protestues sot, prej orës 19, nga sheshi VMRO deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e partisë.
Kryetari i OBRM, Hristijan Mickovski, ka kërkuar edhe duel televiziv me kryeministrin e vendit Zoran Zaev./Foldrejt.com