Kompleksi i gjerë i OKB-së në Gjenevë u mbyll për pak kohë sot pasi një ndërhyrës depërtoi perimetrin e sigurisë.
Zëdhënësja e OKB-së Alessandra Vellucci tha se incidenti nuk zgjati më shumë se gjysmë ore dhe se ekipet e sigurisë së OKB-së dhe policia e Gjenevës po hetojnë rastin, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Vellucci nuk bëri të ditur identitetin e “ndërhyrësit” apo nëse personi ndodhet në arrest, por e quajti shkeljen një incident “të vogël”.
Kompleksi i Gjenevës, i cili strehon një gamë të gjerë të operacioneve të organizmit ndërkombëtar, është objekti i dytë më i madh i OKB-së jashtë selisë së saj në New York.
Vellucci tha se shkelja e fundit e tillë e sigurisë në zyrat e OKB-së në Gjenevë ka ndodhur në vitin 2017./FolDrejt/