Në Kuvend sot do të mbahet seanca e 71-të ku në rend dite është Propozim ligji për garancinë e Republikës së Maqedonisë për obligimet e Marrëveshjes për huamarrje dhe financim dhe furnizim të autobusëve të rinj për Qytetin e Shkupit e cila do të realizohet mes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes publike për komunikacion- Shkup në procedurë të shkurtuar.
Deputetët do të rishikojnë edhe propozim- ligjin për ndryshim të Ligjit për operacionet e pagesave, Ligjit për rezerva të naftës dhe Ligjit për shërbimet postare si dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit të bankave dhe Ligjit të Drejtorisë për të ardhura publike, të pestët në procedurë të shkurtuar.
Në rend dite të seancës janë edhe propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, të Ligjit për Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë, Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumatore, të Ligjit për standardin e studentëve, Ligjit për mbrojtje dhe mirëqenien e kafshëve si dhe Propozim ligjit për fitofarmaci të gjitha në lexim të parë.
Në seancë duhet të diskutohet edhe për Planin financiar të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe shërbimet të ujit në Republikën e Maqedonisë për vitin 2019 dhe Propozim vendimi për vërtetimin e përqindjes të të ardhurave vjetore, për financimin e punës së Komisionit Rregullator për Energjetikë për vitin 2019 si dhe raportit vjetor për punën e Këshillit shtetëror për prevenim ndaj shkeljeve të fëmijëve dhe për situatat në sferën e të drejtave të fëmijëve dhe abuzimit të fëmijëve në vitin.