Bisedimet për Brexit kanë sjellë një dramë të vërtetë politike për Britaninë e Madhe, kjo pasi kur të gjitha shtetet anëtare janë pro marrëveshjes mes BE dhe Britanisë, Spanja tashmë ka kërcënuar me veto. Shkaku është Gjibraltari, një ishull që de fakto kontrollohet nga Britania, kurse Spanja e llogarit si të vetën, informon foldrejt.com.
Kontesti rreth ishullit të Gjibraltarit daton nga 1713 dhe Spanja mendon se me Brexit betonizohet e ardhmja angleze e ishullit.
Gjithsesi vendet tjera të BE thonë se me Britaninë është arritur marrëveshja më e mirë e mundshme, andaj kërkojnë të bindin kolegët spanjollë për ta nënshkruar./Foldrejt.com