Kapiteni i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan do të bëhet agjent i lirë këtë verë. Ai nuk pritet të vazhdojë me Cityn dhe prej disa kohësh shkruhet se ai mund të kalojë te Barcelona.
Mundo Deportivo, një gazetë pro Barcelonës, shkruan se përfaqësuesi gjerman me prejardhje turke ka rënë dakord për të gjitha në kontratën e ardhshme të tij me katalanasit dhe se klubi do të njoftojë ardhjen e tij pas finales së Champions League.
Por ka një anë tjetër të historisë. Gazeta sportive franceze L’Equipe njoftoi se PSG do të shfrytëzojë rastin dhe do të nënshkruajë kontratë me Gundoganin. Klubi thuhet se e ka bërë një prioritet afatshkurtër sjelljen e Gundoganit.
Mesfushori gjerman mund të marrë një kontratë fitimprurëse, cilido klub që zgjedh, duke marrë parasysh se çfarë sezoni luan. Si kapiten, ai udhëhoqi Manchester Cityn për të fituar Premier Ligën, dhe të shtunën, City janë favorit për të fituar Ligën e Kampionëve të parë në historinë e klubit të tyre. Gundogan po luan shkëlqyeshëm në skuadrën e Guardiolës si mesfushor sulmues, ai ka luajtur 50 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 11 gola me shtatë asistime, transmeton Fol Drejt.