Përderisa civilët në Gaza bombardohen, vriten e masakrohen çdo ditë, bota si duket i ka mbyllur sytë.
Nga Fol Drejt
Lufta në Gaza po i bën thuajse tre muaj që nga fillimi, ku ata që e kanë pësuar më së shumti janë pikërisht civilët palestinezë që kryesisht janë gra, fëmijë e pleq. Me gjithë tmerrin e përjetuar palestinezët, me gjithë agresionin e përdorur nga Izraeli, Bashkimi Europian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përsëri e kanë përkrahur Izraelin.
Janë pikërisht këto shtete që dikur e dënonin ISIS-in duke e shpallur organizatë terroriste, e që sot po përdorin standard të dyfishtë pasi po e përkrahin, qoftë edhe financiarisht Izraelin.
Nëse ISIS-i ka qenë organizim privat i një grupi njerëzish, Izraeli është shumë më shumë se kaq, pasi është organizim shtetëror kriminal. Pra, terrorizëm shtetëror.
BE dhe SHBA janë bërë, siç thotë populli, për dikë nënë e për dikë njerkë, duke e përdorur kështu standarde të dyfishta pasi ISIS-in e shpallnin organizatë terroriste, ndërsa shtetin izraelit jo vetëm që nuk e shpallin shtet terrorist, po përkundrazi, e përkrahin.
Për këtë ka reaguar edhe komentatori politik amerikan, Jackson Hinkle, i cili njihet si person me ndikim në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi në Twitter ku hedh paralele krahasimtare mes Israel Defense Forces dhe ISIS-it, ku në veprimin e IDF-së shohim edhe poshtërim para ekzekutimit pasi ata i zhveshin fillimisht viktimat, e pastaj i vrasin. /FolDrejt/
💔🇵🇸 Footage circulated by Israeli media shows Israel’s military kidnapping Palestinians from Gaza and stripping them naked.
pic.twitter.com/3I8XVjEV4v— Jackson Hinkle 🇺🇸 (@jacksonhinklle) December 7, 2023
https://twitter.com/jacksonhinklle/status/1732844728826069145