Sekretari serb në Ministrinë e Mbrojtjes, Nemanja Staroviq, tha sot se ajo që po ndodh aktualisht në veri të Kosovës është diçka krejtësisht jo karakteristike për Evropën e shekullit të 21-të, që nuk mund ta shohim askund tjetër dhe se është një përpjekje për të instaluar një lloj administrate absolutisht jodemokratike.
Staroviq tha për RTS se gjendja në Kosovë nuk është e mirë dhe se jemi para sfidave të mëdha.
“Por më duhet të shfrytëzoj rastin për të shprehur admirimin dhe mbështetjen time për bashkatdhetarët tanë që kanë më shumë se një muaj që protestojnë në veri të Kosovës në mënyrë “paqësore, demokratike”, me qëllim të mbrojtjes së tyre themelore njerëzore”, tha Staroviq.