Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home TEMA E DITËS HULUMTIME

Statistika/ Kush janë “armiqtë” e heshtur të shoqërisë shqiptare?

2 vjet më parë
in HULUMTIME, KRYESORE, TEMA E DITËS
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nataliteti, mortaliteti dhe sidomos emigracioni i popullsisë, janë faktorë që kanë ndikuar në ndryshimet e mëdha demografike në shoqëritë shqiptare. Kosova dhe Shqipëria po vijojnë të përballen me dukurinë e emigracionit, i cili gjithnjë e më tepër po shihet si një problem për të cilin, nuk është gjetur zgjidhja, shkruan Fol Drejt.

Studiuesit thonë se indikatorët e zhvillimit demografik, nuk janë aspak të mirë. Duke iu referuar studimit të akademik Hivzi Islamit, të titulluar “Demografia e Kosovës”, recensentët Isa Mustafa e Anton Kolë Berishaj, shkruajnë:

“Nga të dhënat që ofrojnë statistikat vitale dhe statistikat vijuese demografike e të tjera, shihet se zhvillimi demografik në indikatorët bazë nuk është i volitshëm. Gjithnjë sipas autorit, këto dhjetë vjetët e fundit nga rënia e normave të lindshmërisë dhe emigrimi gjithnjë e më i madh, sidomos i grupmoshave e të rinjve në periudhën e përtritjes biologjike, shtimi natyror dhe rritja e përgjithshme e popullsisë kanë tendenca të zvogëlimit. Ajo që është e rëndësie të veçantë për trendin e zvogëlimit, sipas autorit del se në periudhën 2010-2022 numri i lindjeve të gjalla është zvogëluar nga rreth 33.000 në afër 20.000.”

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në një raport të publikuar për vitin 2021, vë në dukje faktin e zvogëlimit të popullsisë, për shkak të këtyre faktorëve:

“Gjatë vitit 2021, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore për 14 391 persona.  Është vlerësuar se gjatë këtij viti kanë: ndërruar vendbanimin (komunën) e tyre, 7 353 persona; imigruar (përfshi të kthyerit) në Kosovë, 4 122 persona; dhe kanë emigruar 42 728 persona.

Kurse, bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) për vitin 2021 ishte (-38 606 banorë). Ndërkaq, popullsia rezidente e Kosovës, për periudhën 01 janar – 31 dhjetor 2021, u zvogëlua për (-24 215 banorë).”

Po sipas këtij raporti, popullsia në Kosovë për vitin 2021 vlerësohet të jetë 1,773. 971 banorë rezidentë.

Edhe Shqipëria nuk qëndron më mirë. Për më shumë, sipas revistës së njohur Forbes, ajo kryeson në listë, e prirë nga endet si Gana e Bosnja Hercegovina, si një ndër vendet me mbi 30% të popullsisë e cila jeton në emigracion.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca para disa ditësh, duke iu referuar trendit negativ të zvogëlimit të popullsisë, ndërsa këtu kishte parasysh edhe fenomenin e emigracionit, tha se kjo çështje është brengosëse:

“Të gjithë jemi të brengosur që ta zëmë në vitin kur kam lindur unë dhe sot, Kosova i ka 400 mijë banorë më pak. Kurse ne jemi vendi me natalitetin më të madh në Evropë. Kjo na tregon se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Kjo duhet të jetë në fokus të mobilizimit të të gjitha institucioneve tona për të bërë një plan nacional dhe gjithëpërfshirës ashtu, pra po flas për vitin 1981 kur është bërë regjistrimi i fundit e kur Kosova ka pasur përafërsisht 2 milionë banorë dhe sot në vlerësime të përafërta thuhet të jetë diku 1.6 milionë apo 1.7”, ka theksuar kreu i Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, viti 2060 nuk duhet të na zë me këtë trend negativ dhe popullsia të bie në 1.2 milionë.

Në kërkim të një jete tjetër

“Një grup tjetër që zakonisht shfaqet në vendet me diasporat më të mëdha janë ato në Evropën Lindore dhe Ballkan. Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990, shumë njerëz u larguan në kërkim të mundësive më të mira ekonomike, për shembull në Evropën Perëndimore. Rajoni pa më shumë trazira dhe luftë në vitet 1990, duke u rritur përmasat e diasporave. Bosnja dhe Hercegovina – e cila shpalli pavarësinë në 1991 gjatë rënies së Jugosllavisë komuniste dhe pasoi një luftë të përgjakshme etnike – kishte 34% të popullsisë së saj që jetonte jashtë vendit në vitin 2020. Shqipëria i dha fund më shumë se dyzet viteve të komunizmit dhe izolimit ndërkombëtar në 1992. Keqmenaxhimi i rëndë financiar dhe një luftë civile që pasoi e mbajtën vendin në gjendje të vështirë përgjatë viteve 1990 dhe në mijëvjeçarin e ri. Sot, pothuajse një e treta e popullsisë jeton jashtë vendit. Më shumë kombe të Evropës Lindore dhe ish-Republika Sovjetike midis vendeve me diasporat më të mëdha në botë janë Moldavia, Armenia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Kazakistani” – shkruan Forbes.

Në Kosovë, shumica e të rinjve kanë për motiv kryesisht “kërkimin e lumturisë” në vendet perëndimore. Shumë prej tyre shprehen të zhgënjyer për mungesë të perspektivës, prandaj kemi statistika të frikshme për sa i përket emigracionit. Pasiguria ekonomike, mungesa e vendeve të punës etj, i shtyjnë ata të mos mendojnë opsione të tjera.

200 mijë qytetarë të Kosovës, vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, kanë aplikuar për viza në Gjermani. Zvicra dhe Kroacia duket të kenë qenë dy alternativa të tjera, po ashtu shumë të kërkuara. Mbi 8000 kërkesa për viza janë parashtruar edhe në Ambasadën e Zvicrës, ndërsa 1944 për Kroaci.

Sipas Pulsit Publik XXI, i publikuar në vitin 2021, papunësia dhe varfëria dalin me qenë tri çështjet kryesore për të cilat b

“Anketa e Pulsit Publik e vjeshtës 2021 hulumtoi edhe problemet më kryesore me të cilat përballet Kosova aktualisht. Gjetjet tregojnë një ndryshim nga anketa e mëparshme në tri çështjet madhore që ndikojnë në mirëqenien sociale, me problemet mjedisore që ia kanë zënë vendin korrupsionit si çështja e tretë më madhore. Tri çështjet kryesore të raportuara gjatë kësaj ankete ishin papunësia (26.7%), varfëria (24.3.%) dhe problemet e hapësirës urbane (6.7%), ndërkohë që papunësia, varfëria dhe korrupsioni ishin tri shqetësimet kryesore në maj 2021. Krahasuar me majin e vitit 2021, korrupsioni (9.3%) ka rënë me 4.5 pikë përqindjeje. Problemet e hapësirës urbane dhe çmimet e artikujve esencialë janë ndër 5 çështjet kryesore me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës” – thuhet ndër të tjera në këtë raport.

Muaj më parë, sipas një ankete të publikuar në kuadër të një projekti të Bashkimit Evropian dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), shumë të rinj janë shprehur të pakënaqur për shkak të mungesës së vendeve të punës, sistemin e dobët arsimor, shëndetësor etj. dhe përgjithësisht mungesën e një perspektive të sigurt në jetën e tyre. Këto arsye besohet se janë të mjaftueshme, përkatësisht motivi kryesor pse ata ua mësyjnë vendeve perëndimore./FolDrejt/

 

Tags: DemografiaemigracioniemigrimiikjaKosovelargimimigrimipopullsiastatistikatë dhënat
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Zelensky: Ukraina është ftuar t’i bashkohet komisionit për hetimin e shpërthimit të raketës në Poloni

Lajmi tjetër

Rusisë i janë dhënë garanci nga OKB-ja lidhur me marrëveshjen e re të grurit

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM