Ministria bjelloruse e Mbrojtjes njoftoi se stërvitja po zhvillohet me aktivitete të ndryshme në poligonet dhe vendet e përcaktuara.
Përderisa stërvitja e përbashkët ushtarake “Vendosmëria Aleate-2022” e Bjellorusisë dhe Rusisë vazhdon në territorin bjellorus, në zonën pranë kufirit të Ukrainës u përdorën raketat balistike “Tochka”, shkruan AA.
Ministria bjelloruse e Mbrojtjes njoftoi se stërvitja po zhvillohet me aktivitete të ndryshme në poligonet dhe vendet e përcaktuara.
Në rajonin Polyesskiy në Gomel që ndodhet afër kufirit të Ukrainës, ushtarët e divizionit të raketave 465 kryen të shtëna luftarake nga sistemi i raketave balistike taktike “Tochka”.
Në kuadër të stërvitjes të shtënat e kryera kundrejt objektivave në një largësi prej 70 kilometrash u vëzhguan edhe nga ministri bjellorus i Mbrojtjes, Viktor Khrenin.
Khrenin theksoi se goditjet e kryera me “Tochka” kanë rezultuar në mënyrë të suksesshme, transmeton Fol Drejt.
“Me stërvitjen nuk kërcënojmë askënd”
Khrenin vuri në dukje se stërvitja e përbashkët “Vendosmëria Aleate-2022” vazhdon dhe se qëllimi i stërvitjes është parandalimi i agresivitetit të jashtëm, kundërvënia ndaj kërcënimeve terroriste dhe për të siguruar sigurinë e Shtetit të Bashkuar Bjellorusi-Rusi.
“(Me Stërvitjen) nuk kërcënojmë askënd, nuk shohim asnjë shtet si armik potencial”, deklaroi Khrenin.
Në stërvitjen e përbashkët në të cilën morën pjesë disa njësi ushtarake të Forcave të Armatosura të Bjellorusisë dhe njësitë ushtarake të Rajonit Ushtarake Lindor të Forcave të Armatosura Ruse janë të përfshirë 2 sisteme të mbrojtjes ajrore S-400 dhe Pantsir-S të ushtrisë ruse, avionë Su-35, Su-30, Su-25 si dhe helikopterë Mi-8.
Stërvitja e cila ka filluar më 10 shkurt do të vazhdojë deri më 20 shkurt në poligonet Obuz-Lesnovsky, Osipoviçsky, Brestskiy, Gojskiy, Domanovskiy dhe në bazat ajrore ushtarake Baranovichi, Luninets, Lida, Machulishchy në territoret e Bjellorusisë./FolDrejt/