I cilësuar si aeroplani më i mirë luftarak në histori F-35 është dizajnuar nga shtatë shtete anëtare të NATO, edhe pse detyrën kryesore e ka pasur SHBA. Së fundi Pentagoni ka kryer manovra me 35 aeroplanë të tipit F-35, duke shkrepur edhe disa foto, shkruan foldrejt.com.
Avionët u rreshtuan të gjithë në një pistë dhe më pas u ngritën në ajër me radhë, secili 20 deri në 40 sekonda pas tjetrit, duke krijuar një pamje madhështore.
“Ngritja në ajër e disa skuadrave të ndryshme, njëkohësisht, është një sifidë e madhe dhe kërkon aftësi të larta profesionale. Pilotët dëshmuan aftësinë e tyre për t’u angazhuar si një forcë e madhe ajrore, për të kundërvepruar ndaj sulmeve që vijnë si nga ajri, ashtu dhe nga toka”, thanë Forcat Ajrore amerikane.
Një aeroplan F-35 kushton 100 milion dollarë dhe është i pakapshëm për radarët. Shtatë shtetet që morrën pjesë në ndërtimin e tij janë: SHBA, Britania e Madhe, Italia, Australia, Kanada, Norvegjia, Danimarka, Hollanda dhe Turqia./Foldrejt.com