Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ka besim se aleanca ushtarake transatlantike do të gjejë një zgjidhje së shpejti për dërgimin e tankeve të betejës në Ukrainë, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Në këtë moment kyç të luftës, ne duhet të ofrojmë sisteme më të rënda dhe më të avancuara për Ukrainën, dhe ne duhet ta bëjmë atë më shpejt”, u tha Stoltenberg gazetarëve pas takimit me ministrin e ri të mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius.
“Prandaj mirëpres diskutimin tonë sot. Ne diskutuam çështjen e tankeve të betejës. Konsultimet mes aleatëve do të vazhdojnë dhe kam besim se do të kemi një zgjidhje së shpejti”, shtoi Stoltenberg.
Mbretëria e Bashkuar, një anëtare e NATO-s, është zotuar tashmë të dorëzojë më shumë se një duzinë nga njësitë e saj Challenger 2 në Kiev, ndërkohë që presioni po rritet ndaj Gjermanisë, një aleate tjetër, që të ndjekë shembullin dhe të dorëzojë Leopard 2-ët e saj./FolDrejt/