Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se Finlanda do t’i bashkohet Aleancës brenda pak ditësh pas vendimit të Turqisë për të ratifikuar kërkesën për anëtarësim.
Të 30 aleatët e NATO-s kanë ratifikuar tani protokollin e anëtarësimit. Finlanda do t’i bashkohet zyrtarisht aleancës sonë në ditët në vijim”, tha Stoltenberg, sipas Reuters, përcjell Fol Drejt.
Parlamenti turk miratoi ofertën e Finlandës për anëtarësim në NATO të enjten, duke i hapur rrugën Helsinkit për t’u bashkuar me aleancën perëndimore ndërsa lufta në Ukrainë po shpërthen.
Stoltenberg uroi presidentin finlandez për pranimin e tij të afërt në NATO
Jens Stoltenberg ka uruar sot presidentin finlandez Sauli Niinist për përfundimin e procesit të miratimit të anëtarësimit të këtij vendi nordik në NATO.
“E përgëzova Presidentin Ninisto për përfundimin e ratifikimit historik të pranimit të Finlandës në Aleancë. Mezi pres që flamuri finlandez të valojë në selinë e NATO-s në ditët në vijim. Ne jemi më të fortë dhe më të sigurt së bashku,” shkroi Stoltenberg në Twitter.
Ai falënderoi edhe Parlamentin e Turqisë, i cili përfundoi procesin e ratifikimit për pranimin e Finlandës./FolDrejt/