Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu pritshmërinë që vendet anëtare të Aleancës do të rrisin objektivat e tyre aktuale të shpenzimeve të mbrojtjes prej dy për qind të PBB-së gjatë samitit në Vilnius në korrik të këtij viti.
Stoltenberg i tha Welt se objektivi prej dy për qind të PBB-së për buxhetin e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s ishte vendosur fillimisht për një dekadë, deri në vitin 2024, kështu që tani ai duhet të përditësohet sepse të gjithë e shohin se duhen investime më të mëdha në atë fushë.