Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg minimizoi sot frikën se rizgjedhja e ish-presidentit amerikan Donald Trump do të dobësonte aleancën e mbrojtjes.
Stoltenberg tha se nuk mendon se kthimi i Trumpit në krye të Shteteve të Bashkuara do të kërcënonte anëtarësimin e vendit në NATO, raportoi Reuters.
“Unë besoj se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një aleat i fortë në NATO, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve amerikane, sepse është në interes të Shteteve të Bashkuara”, tha ai në një intervistë për CNN.