Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përsëritur qëndrimin e ditëve të fundit se janë të gatshëm për të ndërhyrë nëse cenohet stabiliteti në Kosovë.
Ai në një intervistë dhënë për mediumin malazez, Vijesti, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që ta mbajnë qetësinë, përcjell KlanKosova.tv.
“Së fundmi kam folur me udhëheqësinë politike në Prishtinë dhe Beograd rreth tensioneve në veri të Kosovës. Të gjitha palët duhet të rrinë qetë, t’i shmangin veprimet e njëanshme dhe të angazhohen me konstruktivitet në dialogun e ndërmjetësuat nga Bashkimi Evropian”, është përgjigjur ai.
“Në dakordësi me mandatin e OBK-së, misioni I KFOR është nga afër duke monitoruar situatën dhe është gati për të ndërhyrë nëse kërcënohet stabiliteti. Misioni unë është i përkushtuar për të siguruar ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë”.
Më tej ai ka vazhduar të thotë se ftojnë të dyja palët për vazhdim të dialogut në Bruksel.
“Është vendimtar për paqen dhe stabilitetin e rajonit”.