Më 11 dhjetor, studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, kanë paralajmëruar protesta.
Parlamenti Studentor dhe Këshillet Studentore të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, kanë paralajmëruar protestë, për siç kanë thënë ata, neglizhencës që po ua bën Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).
Sipas tyre çështjet që ata neglizhohen janë bursat për studentët e dalluar, stopimin e financave të aktiviteteve dhe vizita studimore edhe për shumë çështje të tjera ku shihet diskriminim i hapur.
“Parlamenti Studentor dhe Këshillet Studentore organizojnë protestë paqësore me 11.12.2018 (e martë) para objektit të MASHT-it të. Nisja bëhet nga objekti i Universitetit “Isa Boletini” në ora 11:00 dhe ftohen të gjithë studentët të marrin pjesë në protestë për të kërkuar të drejtat e tyre”, thuhet në njoftimin e tyre që bënë në faqen e tyre të rrjetit social Facebook.
Për pakënaqësitë e tyre ka disa ditë që studentët e universiteteve të Shqipërisë janë duke protestuar.