Një studim që ka bërë jehonë te mediat gjermane tregon se në shumë vende europiane interneti është më i shpejtë sesa në Gjermani.
Në krahasim me vendet tjera europiane rrjeti 4G në Gjermani është i keq dhe i ngadalshëm, shkruan studimi i institucionit P3 nga Aachen. Shtetet si Polonia dhe Shqipëria kanë rrjet më të shpejtë, përcjell foldrejt.com.
Nëqoftëse shpejtësia e internetit në rrjetin Telekom të Gjermanisë është 4.9 Megabit për sekondë, kurse në Vodafone dhe Telefónica me 4.8 dhe 4.1 Megabit respektivisht, studimi thotë se për shqiptarët kjo shpejtësi për Telekom dhe Vodafone është 9.4 dhe 8.7 Megabit për sekondë – pra rreth dyfish më e shpejtë se në Gjermani.
Edhe në vendet tjera si Zvicër, Hollandë dhe Danimarkë rrjeti është më i shpejtë se në Gjermani.
Si reagim ndaj studimit, zëdhënësja e partisë Të Gjelbër, Margit Stumpp, ka kërkuar përmirësimin e shpejtësisë dhe ndërtimin e rrjetit 5G sa më parë të jetë e mundur./Foldrejt.com