Në Gjermani shtohen armiqtë e të huajve. Në këtë përfundim ka ardhur një studim i Universitetit të Lajpcigut.
Shkencëtarët e studimit kanë përfunduar se urrejtja ndaj të huajve ose minoriteteve më e madhe është kundrejt muslimanëve si dhe romëve. Rritja e personave që rëndom quhen racistë janë shtuar në të gjitha landet gjermane, shkruan “Der Spiegel”. Në anketë kanë marrë pjesë më shumë se 2500 persona të moshave nga 14 deri 93 vjet, kurse 2416 kanë pranuar t’u përgjigjen pyetjeve të institutit universitar.
|
“Çdo i treti gjerman mendon se të huajt përdorin shtetin social, më shumë se një e treta mendojnë se Gjermania është mbipopulluar nga të huajt. Në Gjermaninë lindore kështu mendojnë bile 50 përqind të të anketuarve,” përcjell foldrejt.com.
Kur vjen te muslimanët, mbi gjysma e të anketuarve (55 përqind) “ndonjëherë ndjehen si të huaj në vendin e tyre.” Nëse bëjmë krahasim nga viti i kaluar, kjo shifër ishte 50 përqind, kurse në 2014 bile 43 përqind.
Rreth gjashtë përqind e të anketuarve kanë pasur një botëkuptim të ekstremit të djathtë.
Më të padashur se muslimanët, janë grupi etnik i romëve – 60 përqind e gjermanëve i lidhin romët me kriminalitetin. Sa u takon hebrenjve, rreth një e dhjeta e gjermanëve përdorin shprehje zhvlerësimi ndaj tyre.
Në një studim të ngjashëm të para disa viteve në Zvicër më së shumti zviceranët e urrenin të kishin koleg në zyrë shqiptarët, të zinjtë dhe muslimanët. Kjo tregon se përpara se të krijojmë dinjitetin jashtë, duhet ta krijojmë brenda./Foldrejt.com