Sipas analizës së studimit të bankës me bazë në Britani Standard Chartered Plc Turqia do jetë ekonomia e pestë më e fuqishme në botë në 2030 dhe do tejkalojë Gjermaninë, Rusinë dhe Japoninë, shkruan foldrejt.com. Në vendin e parë pritet të jetë Kina, që do tejkalojë SHBA-në prej në 2020.
Interesante që shtetet si Britania, Franca dhe Italia nuk do jenë në Top 10 ekonomitë më të mëdha të botës, edhepse janë në G7.
Studimi britanik nxjer gjithashtu Indinë në vendin e dytë, SHBA në vendin e tretë, kurse Indonezia dhe Turqia do përmbyllin Top 5.
Në vijim keni listën e plotë:
1. Kina: $64.2 trilion
2. India: $46.3 trilion
3. SHBA.: $31 trilion
4. Indonezia: $10.1 trilion
5. Turqia: $9.1 trilion
6. Brazili: $8.6 trilion
7. Egjipti: $8.2 trilion
8. Rusia: $7.9 trilion
9. Japonia: $7.2 trilion
10. Gjermania: $6.9 trilion