Numri i emigrantëve me kualifikim të lartë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor është rritur ndjeshëm, në anën tjetër, numri i emigrantëve me kualifikim të ulët është zvogëluar, bën me dije Instituti i Ekonomisë gjermane (IW). Momentalisht ka 270 mijë persona nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që punojnë në Gjermani – mes tyre 162 mijë profesionistë. Kjo është për 45 përqind më shumë sesa 2012, njofton ekskluzivisht foldrejt.com shkrimin e studimit gjerman. Sa u takon azilkërkuesve pa arsim të lartë është zvogëluar poashtu në 20 mijë.
Me fjalë të tjera profesionistët po largohen gjithmonë e më tepër nga trojet shqiptare dhe anasjelltas – njerëzit e pakualifikuar ikin nga Gjermania për tek vendlindja ballkanike. Kjo mund të ketë pasoja fatale për në të ardhmen.
Gjatë valës së refugjatëve 2015 në Gjermani emigruan 140 mijë azilkërkues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi. Në nëntor 2015 shteti gjerman shpalli gjithë vendet e lartëpërmendura me “origjinë të sigurtë” dhe i pranonte vetëm ballkanasit të cilët kishin vizë pune. Kjo ka mundësuar largimin e të pakualifikuarve dhe emigrimin e personave të kualifikuar.
Personat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, aplikojnë për punë në ambasadat gjermane dhe pas një kohe marrin vizë pune.
“Emigrantët nga Ballkani Perëndimor kontribuojnë me vendosmëri për mbrojtjen e punëtorëve të kualifikuar,” thotë shkencëtari dhe autori i IW, Wido Geis-Thöne. „Integrimi në tregun e punës është një sukses.”
Kjo vlen edhe për shkak se personat në Ballkan janë kryesisht të kualifikuar. Fjala vjen në Malin e Zi çdo i katërti person ka përfunduar ndonjë universitet.