Suedia ka ekstraduar në Turqi personin e parë të dënuar për anëtarësim në Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën Ankaraja e konsideron një organizatë terroriste.
Mahmut Tat, i dënuari me gjashtë vjet e 10 muaj burg në Turqi, është sjellë mbrëmë në Stamboll dhe është dërguar në paraburgim, transmeton Fol Drejt.
Tat aplikoi për azil në Suedi në vitin 2015, por ai u refuzua dhe së fundi u ndalua nga policia suedeze.